Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vendosur të dekretojë këtë të mërkurë datën 9 nëntor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme vendore në Tiranë, si dhe në pesë bashki të tjera të vendit, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik

– Advertisement –

Burimet konfirmojnë se vendimi tashmë është marrë nga kreu i shtetit dhe pritet të formalizohet në orët në vijim.

Zgjedhjet vijnë pas dorëheqjeve dhe zhvillimeve të fundit politike në këto bashki, duke i hapur rrugë procesit për zgjedhjen e drejtuesve të rinj vendorë.

Më shumë detaje priten pas publikimit zyrtar të dekretit presidencial.