Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar sot shkarkimin e z. Arben Ahmetaj nga detyra si Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.

Njëkohësisht Begaj ka pranuar propozimin duke dekretuar emërimin e zonjës Majlinda Dhuka si ministre Shteti dhe Kryenegociatore, si dhe emërimin e Belinda Ballukut edhe në detyrën e Zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e së hënës nëpërmjet një postimi në Twitter se Belinda Balluku është emëruar zv.kryeministre, ndërsa Arben Ahmetaj është shkarkuar si zv.kryeministër dhe si ministër i Shtetit për Rindërtimin.

/abcnews.al/