Çifti i njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë bërë prindër për herë të dytë.
Ditën e sotme, këngëtarja ka sjellë në jetë djalin e tyre.
Lajmin e ka bërë me dije aktori me anë të një statusi në rrjetet sociale.
Ai ka zbuluar edhe emrin që kanë zgjedhur për vogëlushin. Ata kanë vendosur ta quajnë djalin e tyre, Amen.
“Ashtu si mbyllet fundi i çdo lutjeje me Amen, ashtu u mbyllen dhe ditët e pritjes tende Amen!!! Ashtu qoftë, është kuptimi i fjalës Amen, në dakortësi me Zotin për ty, ashtu qoftë! Për çdo Haleluja ka një Amen, për ty Amen ka një Haleluja”, shkruan Bes Kallaku.