Përmes një statusi në Facebook, Genc Prelvukaj komentoi ndeshjen e zhvilluar mbrëmë mes Zvicrës dhe Italisë në kuadër të “Euro 2020”, e cila përfundoi me rezultat 3-0 për italianët.
“Sa herë e shoh Zvicrën në futboll, më kujtohet ky moment:
Shaqiri shfrytëzon një gabim të mbrojtjes dhe kalon në avantazh Zvicrën ndaj Shqipërisë. Ndalet dhe në shenjë respekti ndaj origjinës nuk feston. Xhaka sillet ftohtë. Veprime të mençura, plot kujdes që meritojnë respekt.
Pastaj vjen nga gjysma e fushës Behrami dhe feston me tërbim, me jargë gojës, bërtet nga gëzimi me gjithë shpirtin, thua që i shënoi serbëve dhe jo ekipit të Shqipërisë, ku shtatë prej tyre ishin nga Kosova”,- shkroi këngëtari në Facebook.
Mirëpo si duket, një ndjekësi nuk i ka pëlqyer komenti i Gencit dhe ka vendosur t’i shkruajë në privat që të mos merret me sport dhe politikë.
Gencit i ka bërë përshtypje niveli me të cilin i ka shkruar në gjuhën shqipe ndjekësi, prandaj vendosi që përgjigjen t’ia jepte publikisht, duke ndarë me të gjithë mesazhet në Instastory.
“Çfarë mund t’i thuhet më shumë këtij ‘kshiri’”, shkroi me ironi artisti. Në foto shihet qartë që Prelvukaj i ka dërguar edhe abetaren duke nënkuptuar se nuk di që të shkruajë saktë.
panorama al