Kryeministri grek, Kyriakos Miktsotakis është duke zhvilluar një takim në Megaro Maximos me shtatë eurodeputetët e zgjedhur të partisë “Demokracia e Re”.
Disa kanë qenë të pranishëm, e të tjerë janë bërë pjesë e mbledhjes “online”, mes tyre dhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg i dënuar me dy 2 vite për shitblerje votash.
Beleri shihet nga qelia me kufje teksa ka marrë pjesë në takimin e eurodeputetve të ri, që do përfaqësojnë Greqinë në Parlamentin Europian.
Kujtojmë që “Demokracia e Re” e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis arriti të siguronte një fitore bindëse në zgjedhjet europiane të 2024-ës, duke grumbulluar kështu 28.31% të votave.
Sipas shifrave zyrtare të bëra publike nga Ministria e Brendshme, në vend të dytë në këto zgjedhje u rëndit SYRIZA– Aleanca Progresive me 14,92%, në të tretin PASOK – Lëvizja për Ndryshim me 12,79%, ndërsa Zgjidhja Helenike me 9,3% fitoi “betejën” me KKE (9,25%) për vendin e katërt.
Të përkthyera në mandate, Demokracia e Re fitoi 7 eurodeputetë, SYRIZA katër, PASOK tre mandate, Zgjidhja Helenike dy mandate, KKE dy mandate, ndërsa tre partitë e tjera, NIKO, Freedom Saling dhe Zëri i arsyes nga një vend.
Në këto zgjedhje nën logon e partisë së Mitsotakisit garuan dhe dy shqiptarë, Fredi Beleri dhe Piro Dhima. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës arriti që të sigurojë ulësen e tij në Parlamentit Europian.
Ai mori gati 234 mijë vota, duke u renditur i katërti mes 7 deputetëve që kanë dalë nga partia Demokracia e Re.