Avokati Edmond Petraj thotë se Fredi Beleri bëri gabim fatal që sulmoi Shqipërinë, teksa foli në Parlamentin Evropian si eurodeputet.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Petraj u shpreh se Beleri tregoi nivel të dobët.
Ndërsa gazetari Artur Nura deklaroi se Beleri foli si politikan grek dhe justifikoi pozicionin e tij.
Edmond Petraj: Një person i cili pretendon se ai, procesi ndaj tij ka qenë i paligjshëm. Më duket gabim fatal i këtij zotërisë. Pra, kjo më duket shumë bajate, nuk duhet ta bënte. Më shumë rëndoi veten. Nuk dua të marr përsipër këtë komunikim, më duket një nivel kaq i dobët i një personi. Nuk e ka përfunduar ende procesin me drejtësinë. Mendoj se mund të ketë akoma probleme. Kanë dalë fakte dhe dokumente ku del i implikuar me qarqe anti-shqiptare. Mendoj se do të kemi proces të nisur rishtas për të. Nuk më pëlqen ky lloj komunikimi. Mund të ndjekë rrugën e gjyqësorit.
Artur Nura: Besoj që Fredi Beleri ka një shans për të ardhmen e tij politike. Fakti që kryeministri i dha dimension publik një politikani modest. Beleri ka shansin e tij të zgjedhë, ose kali i Trojës, ose urë lidhëse midis dy vendeve. Fredi Beleri foli në një institucion të rëndësishëm politik dhe foli si politikan grek. Ka justifikuar pozicionin e tij./abcnews.al