Belgjika ka rekomanduar përdorimin e dozës së katërt të vaksinës, për të gjithë personat që kanë imunitet të dobët.

Ministri i Shëndetësisë i rajonit ku flitet gjuha flamande, Ëouter Beke njoftoi se duke filluar prej sot u është dërguar ftesë personave me imunitet të dobët për dozën e katërt të vaksinave Pfizer-Biontech ose Moderna.

Janë të paktën 200 mijë persona të cilëve do u dërgohet ftesa për të marrë dozën e katërt.

Të paktën 74 për qind e popullatës e përbërë nga 11.4 milionë në Belgjikë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa në dozat përforcuese kjo përqindje është 49.

Me rënien e rasteve në vend ditët e fundit, pritet edhe lehtësimi i masave. Rastet mesatare ditore me COVID-19 në vend janë rreth 38 mijë.