Belind Këlliçi thotë se do të lërë mandatin nëse akuzat që ka adresuar Evi Kokalari në drejtim të tij, vërtetohen nga gjykata. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Këlliçi nuk ka dashur të komentojë konfliktin me Kokalarin, por është zotuar se do të vijojë procesin gjyqësor dhe se lë mandatin nëse humbet gjyqin. 

Belind Këlliçi: Është një çështje që nuk dua ti dedikoj më shumë kohë sesa i kam dedikuar, që është një postim në facebook dhe një padi në gjykatë. Nuk kam dashur të mbaj gjallë debatin brenda PD. Janë bërë akuza penale ndaj meje. Kam kërkuar që zonja të vijë para gjykatës, para së njëjtës gjykatë ku paditi një deputet, zotin Salianji dhe me krenari thotë se fitoi. Kam paditur zonjën për të sjellë provat dhe për të faktuar këto akuza të rënda. Nuk dua të merrem me këtë çështje dhe nuk mendoj se ka ndonjë interes të madh. 

Ylli Rakipi: PD ka qenë gjithmonë një parti e shëmtuar, në këtë idenë e sulmit ndaj individit, linçimit. Pse mendoni se ju sulmon zonja Kokalari?

Belind Këlliçi: Nuk e di.

Ylli Rakipi: Pikërisht këto gjëra, unë dua ti dëgjoj nga një djalë i ri.

Belind Këlliçi: Nëse më parë mund të kishe dikë që mund të përgjigjej me gjuhë urrejtje, ke një model tjetër. Nëse akuzat vërtetohen në gjykatë, unë duhet të lë mandatin, duhet të mbaj përgjegjësi penale. 

Lorenc Vangjeli: Ju thoni nuk i dini motivet përse ajo ju sulmoi. Mos ndoshta, ajo vuri re një lloj trekëndëshi dashurie mes jush, doktorit dhe asaj vetë? 

Belind Këlliçi: Nuk e di këtë, nuk kam kohë të merrem me këto.

Lorenc Vangjeli: Derisa ke bërë gjithë ato faqe padi… 

Belind Këlliçi: E kanë bërë avoaktët.

Ylli Rakipi: Ajo konsiderohet njeri shumë i rëndësishëm në PD.

Belind Këlliçi: Ka mundësi të merrem me opozitën? Të mos harxhojmë kohë.