Deputeti demokrat Belind Këlliçi është shprehur se 7 korriku, dita kur është thirrur protestë kombëtare nga opozita, do të jetë një “provë zjarri.”

Këlliçi është shprehur  në një intervistë në “Ora Neës”, se arsyeja kryesore e kësaj protestë është rritja e çmimeve, duke shtuar se kanë qenë vetë qytetarët që kanë këmbëngulur që të udhëhiqen nga opozita për të dalë në protestë.

Belind Këlliçi: 7 korriku është një provë zjarri. Është kërkesë e qytetarëve që kanë kërkuar me ngulm që PD ti rikthehet protestave serioze një orë e më parë. Duke parë situatën është vendosur që më datë 7 korrik në orën 19:00 do të organizojmë protestën e kombëtare. Arsyet janë të shumta: Vjedhja që po u bëhet shqiptarëve, kthimi i Shqipërisë në një shërbëtorë të devotshëm të Serbisë. Por arsyeja kryesore e protestës është rritja e çmimeve

Teksa ka përshëndetur heqjen e vetos së Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut, ai u shpreh se nuk e ka fajin Bullgaria për hapjen e negociatave për Shqipërinë, por qeverisja e Ramës.

Belind Këlliçi: Nuk na e ka fajin Bullgaria që nuk hapen negociatat, e ka fajin Shqipëria, kjo qeverisje. E ka fajin shteti shqiptar që në çdo raport ndërkombëtar del shteti më I korruptuar I Europës. Në vend që të kemi një qeveri që reflekton, ti ke Edi Ramën që shqetësohet se ku I gjejnë paratë shqiptarët me 300 mijë lekë rrogë që edhe jetojnë edhe hanë bukë, dhe kanë lekë për të pushuar. E gjitha buron prej vizioni të Kryeministrit.