Bella Hadid ndau në një intervistë të fundit dëshirën e saj për t’u bërë nënë.
Modelja 28-vjeçare shpjegoi se përvoja e motrës së saj Gigi Hadid për t’u bërë nënë katër vjet më parë luajti një rol të rëndësishëm në rivlerësimin e prioriteteve të saj. Në të njëjtën intervistë, ajo përmendi edhe takimin me partnerin e saj, Adan Banuelos, me të cilin është në një lidhje prej rreth një viti e gjysmë.
Duke folur për British Vogue, Bella Hadid tha:
Familja është në mendjen time. Mezi pres të bëhem nënë. Ndihem sikur jam e rëndësishme për shumë njerëz, por të jem personi tek i cili dikush mund të mbështetet në një nivel thellësisht personal do ta ndryshojë jetën time. Nuk u rrita me idenë se ‘ëndërroj të martohem, por gjithmonë kam pasur imazhin e të bërit nënë. Dhe tani them: ‘E dini çfarë? Kjo është diçka që dua për veten time.’ Mendoj se kjo do të më bënte vërtet të lumtur.
Hadid foli gjithashtu për marrëdhënien e veçantë që ka me mbesën e saj, Khai:
Khai është gjëja më e mirë që kemi. Dua të jem tezja më e mirë për të. Motra ime është një superheroinë.
Diku tjetër në intervistë, Bella Hadid, e cila është në një lidhje me Adan Banuelos që nga tetori i vitit 2023, përshkroi momentin kur u takuan:
E pashë të hynte brenda dhe ishte si fllad i freskët. Po provoja një kapelë kauboji. E pashë dhe mendova: Ja ku është… gjithmonë kam dashur një kauboj. Dhe është i mrekullueshëm, të them të vërtetën.
Hadid zbuloi gjithashtu se Banuelos nuk e kishte idenë se kush ishte ajo kur u takuan.