Projekti i rilindjes urbane ne qytetin e Belshit ka perfunduar rreth 5 vite më parë. Ky projekt përfshinte rehabilitimin e qëndrës së qytetit, kompletimin e saj me trotuare, lulishte, paisjen me stola dhe ndertimin e trotuareve e këndeve ç’lodhese buze liqenit. Tashme sezoni turistik i ketij viti që ka nisur, do të perfundojë me një pamje aspak te hijshme. Sic duket dhe nga pamjet, të gjithë stolat janë të thyer dhe kanë dalë jashtë funksionit. Banoret e qytetit te Belshit por dhe vizitorët nuk kanë një vend për të pushuar dhe të shijojnë panoramën e bukur të liqenit të Belshit, pasi ne vendin e derrasave te thyera kane dal gozhdë. Nje projekt rilindje e cila ngjason me shumë me ate te mesjetes ka krijuar problem tek banoret e Belshit, sidomos per moshat e treta.
Keto dite Bashkia Belsh eshte duke u mare me zevendesimin e derrasave te thyera ne vendin e quajtur Moli. Ende nuk dihet nese a do te zevendesoje stolat e thyera. Lidhur me situaten aspak te hijshme, ne Bashkia Belsh askush nuk flet, te gjithe punonjesit i fshihen prononcimit per median./Egnatia news