Emigracioni ka prekur të gjithë vendin. Duket se zonat më të prekura janë ato rurale, kjo edhe për shkak të mungesës së një vendi pune dhe pamundësisë për të siguruar jetesën.
Ky fenomen ka prekur edhe fshatin Dragot në bashkinë Belsh.
Gati në cdo cep të fshatit , sheh shtëpi të braktisura dhe fare pak të rinjë. Ky fenomen ka gjetur shtrirje më të madhe , kryesisht vitet e fundit. Duket se banoret kanë humbur shpresën dhe i janë drejtuar rrugëve të Europës, ose qyteteve të mëdha për një jetë më të mirë. Banorët konfirmojnë faktin se në fshat kanë mbetur vetëm të moshuarit, ndërsa kanë mall të shohin një fëmi.
Gati 75% e banesave janë bosh. Një nga arsyet që banorët janë shkëputur është edhe mungesa e kushteve bazike. Në fshat ska rrugë, kanalizimet e ujërave të zeza janë në sipërfaqe.
Familjet e larguara janë shkëputur plotësisht nga fshati. Kjo ka bërë që tokat në Dragot të mbeten djerrë./Egnatia News