Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për katër të akuzuarit që akuzohen për publikimin e pagave dhe të dhënave private të shqiptarëve.
Ata dënuan të gjithë me shërbim prove, dhe përkatësisht Eni Qirjako me 32 muaj shërbim prove, Andi Agaraj me 4 vite shërbim prove, të dy punonjës të IT.
Klodian Sota u dënua me 32 muaj shërbim prove dhe Endri Ikonomi me 32 muaj shërbim prove, përmbarues privat të cilët blenë të dhënat.