Kërkesat e komunitetit LGBT për të krijuar ligje për familjet me prindër të së njëjtit seks dhe të dy të njihen në certifkatë është keqkuptuar dhe ka qarkulluar sikur po kërkojnë zëvendësimin e fjalës “nënë” me prindi 1 apo 2.
Kjo temë është komentuar edhe nga biznesmeni Elton Ilirjani në “Shqipëria Live”, ku tha se nuk e kanë kërkuar në asnjë moment një gjë të tillë dhe ka pasur thirrje për urrejtje për këtë çështje. Ndër të tjera paralajmëroi se do të ndërmarrë hapat ligjorë për këdo që bën thirrje urrejtje ndaj komunitetit.
Elton Ilirjani: Ka qenë një thirrje urrejtje deri në limitin që e kam quajtur edhe ksenofobi. Kishte shumë racizëm. E ka sqaruar dhe Xheni dhe aktivistë të tjerë që komuniteti LGBT në Shqipëri qoftë në mënyrë zyrtare apo jo nuk ka kërkuar asnjëherë ndryshimin e emërtimit “nënë” dhe “baba”. Nuk e ka kërkuar as për vete, as për komunitetin jo LGBT. Është çmenduri dhe nuk e kemi kërkuar as nuk e kërkojmë një gjë të tillë.
Këtu pati një keqdashje totale. Kam një kritikë profesionale me Ermal Pecin, të cilit i kam thënë që temat LGBT trajtoji me kujdes. Populli shqiptar nuk është mësuar ende. Kjo ngjall diskutime edhe në Teksas nëse një burrë ngeli shtatzënë, ngrihen të gjithë për protesta.
Nuk i kemi bërë keq askujt dhe nuk i thamë askujt të heqë fjalën “nënë”. Kjo bëhet që nesër kushdo të matet 10 herë para se të bëj thirrje urrejtje.
Gjithashtu ka bërë një listë me 10 persona, ndaj të cilëve do të marrë hapat ligjorë që të mos ushtrojnë profesionet e tyre pasi kanë bërë thirrje urrejtje ndaj komunitetit LGBT.
Ilirjani thotë se gjithcka do të ndalet vetëm nëse do të kërkojnë falje publike.
Elton Ilirjani: Julian Deda thoshte “lëtyra” dhe “palaço” për mua. Kjo ishte ndodhi më e keqe. Pas 3 orësh, kam takim me 4 avokatët, kam njoftuar të gjitha organizatat LGBT këtu. Unë do të marr të gjithë hapat ligjor, procedurial në raste të tilla. Nuk kam asgjë me Ermal Peçin, as me Jul Dedën, as me Blerta Tafanin, as me psikologen, as me persona të tjerë që filluan më mbrapa, Bes Kallaku, Altin Basha. Politika nuk është ndjerë, nuk ka reaguar. Janë më të zgjuar, ndoshta janë më të formuar, janë 2-3 deputetë, këtu futet dhe Kujtim Gjuzi. Na kanë sharë “pederast” dhe Visjani dhe Turjani që janë pjesë e listës dhe duhet të përgjigjen.
Me këtë listë, do të bëj që të vendoset ligji për personat ndryshe. Këtu mund të jetë edhe dikush tjetër. Në Shqipëri, ata do të marrin atë që parashikon ligji. Nëse kanë profesione specifike, do tu kërkohet të mos ushtrojnë më profesionin. Personat publik që bëjnë thirrje homofobike duhet të mos ushtrojnë më profesionin. Nëse kërkojnë falje publike, do e ndal të gjithë këtë gjë.