Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se kryetari i bashkisë së Shkodrës Benet Beci, është marrë i pandehur nga SPAK më 23 prill 2025.

Gjatë një prononcimi në syri tv, Hoxha tha se pavarësisht faktit se kryebashkiaku është vendosur nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera para zgjedhjeve, SPAK, nuk e ka publikuar këtë fakt.

“Vendimi është voluminoz, kryetari i Bashkisë së Shkodrës është marrë i pandehur dhe SPAK ka arritur ta mbajë këtë informacion, ndryshe nga rastet e tjera kur ja japin vetë medias apo i nxjerrin edhe me njoftim”, tha gazetari.

Ai aludoi se fakti se kjo ccështje nuk është publikuar ka ndodhur për arësye të zgjedhjeve dhe synimit për të mos dëmtuar politikisht mazhorancën.