Të bërit banjë është një veprim i përditshëm shumë i rëndësishëm për higjienën, por jo vetëm. Ky ritual anti-stres i bën shumë mirë zemrës, thonë ekspertët.

Një studim i publikuar në revistën mjekësore Heart, shpjegoi se të bërit banjë në një vaskë me ujë të ngrohtë ndikon në uljen e rrezikut të vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës dhe ishemia me të paktën 28 për qind.

Sipas studiuesve, sa më shpesh të bëhet një ritual i tillë, aq më i lartë do të jetë ndikimi në shëndetin kardiovaskular.

Gjëja e parë që ndodh në organizëm pas kryerjes së rregullt të këtij rituali është ulja e rrezikut të shfaqjes së hipertensionit. Të bërit banjë në vaskë, besohet të përmirësojë edhe cilësinë e gjumit dhe kohëzgjatjen e shëndetshme të tij.

Ekspertët thonë se banja apo dushi i ngrohtë duhet bërë 1 deri në 2 orë përpara gjumit. Uji i ngrohtë ka efekt qetësues për trupin dhe trurin. Ai na qetëson por edhe ul temperaturën e trupit dhe e bën gati atë për ardhjen e gjumit.

fax