Bëri drift me automjet në qendër të banuar, procedohet penalisht dhe gjobitet 26-vjeçari në Cërrik. Polciia sekuestroi automjeti.
“Në lidhje me një video të publikuar në portalin “TikTok”, në të cilën shfaqet një automjet duke kryer manovër të rrezikshme (drift), në Cërrik, sqarojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë kryer veprimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit. Drejtuesi i automjetit, shtetasi S. T., 26 vjeç, banues në Cërrik, është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin”, njofton policia.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. T., për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu, shtetasi 26-vjeçari u ndëshkua me masë administrative 40 000 lekë, bazuar në pikat 3 dhe 8 të nenit 139 të Kodit Rrugor./abcnews.al