Gazetari i njohur italian i merkatos së futbollit, Fabrizio Romano, ka postuar në Instagram një lajm në lidhje me të ardhmen e Karim Benzema.
Thuhet se Benzema ka njoftuar klubin e Real Madrid se ka marrë një ofertë faraonike nga një klub saudit.
Sulmuesi francez i ka bërë të ditur klubit spanjoll se ai po mendon seriozisht për ofertën e marrë nga Arabia Saudite, dhe do të raportojë vendimin e tij së shpejti.
Klubi saudit ka bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh në sezon për fituesin e “Topit të Artë”. /h.ll/abcnews.al
