
Dashi
Do kërkoni gjatë kësaj dite më shumë liri në jetën në çift, por do e kuptoni se në fakt nuk është ajo që iu leverdis më shumë. Nese jeni beqarë do bëni një takim i cili do ua ndryshojë goxha jetën. Jeni më shumë sesa duhet bujarë me të tjerët dhe i ndihmoni financiarisht. Kujdes sot sepse situata do jetë problematike.
Demi
Për pjesën më të madhe, dita do jetë pozitive, sensuale dhe e ngrohtë. Partneri do iu çojë në qiell të shtate! Beqarët do ndeshen me një person të turpshëm kështu që bëjeni ju hapin e parë nëse iu pëlqen.
Binjakët
Do kërkoni shumë nga tjetri pa menduar sesa jepni vetë. Beqarët në fillim të ditës do jenë të mërzitur, po më pas do mund të buzëqeshin falë një takimi interesant. Situata financiare do jetë e rënduar. Shmangni çdo transaksion dhe shpenzim te tepruar qe te mund te mos arrini fundin.
Gaforrja
Nëse ndjenjat janë ende të forta do i keni më të thjeshta gjërat. Jeta sentimentale e beqarëve do jetë mjaft e favorizuar. Mund të krijoni një lidhje afatgjatë dhe që do iu sjellë mjaft kënaqësi. Edhe pse do keni shumë dëshirë për shpenzime ju do i bëni ballë dhe do kurseni paksa.
Luani
Marrëdhënia me partnerin do jetë e mbushur me gëzim dhe do ecni gjithë kohës në të njëjtin drejtim. Beqarët do kenë një surprizë mjaft të këndshme e cila do ua shtojë dëshirën për të jetuar! Nuk do keni probleme të mëdha financiare, por kujdes! Nese tregoheni të pamatur buxheti do marrë tatëpjeten.
Virgjëresha
Kujdes me shpenzimet e tepërta.
Peshorja
Do tregoheni shumë më të duruar dhe më të kuptueshëm me atë që keni në krah. Do i lini atij edhe më teper liri shprehjeje. Beqarët do ndihen të harruar nga yjet dhe nga dashuria. Do ndiheni paksa të mërzitur gjatë kësaj dite. Transaksionet financiare do jenë te favorizuara. Mund të beni edhe blerjet që keni planifikuar prej kohësh.
Akrepi
Sot të shnderroni lidhjet e momentit në dashuri afatgjata. Nëse keni takuar dikë kohët e fundit mos hezitoni të shprehni atë që ndjeni. Edhe atyre që kanë pasur probleme apo zënka të mëdha në çift do iu rikthehet pasioni. Pra në planin sentimental të gjithë do dalin të fituar sot.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite gjithcka do shkojë më së miri. Do merrni iniciativa, do komunikoni dhe do e shfrytëzoni deri në maksimum çdo moment që do jeni pranë partnerit. Beqarët jo vetem që do kenë dashuri me shikim të parë, por pasioni do jetë afatgjatë. Ekuilibri buxhetor do të tronditet pak, kështu që duhet të jeni shumë të kujdesshëm.
Bricjapi
Dashuroni si te cmendur sot dhe do beni cmos t’i plotesoni gjithe endrrat tuaja. Klima ne jeten sentimentale do jete romaneske dhe e mbushur me pasion. Shijojeni ne maksimum! Beqaret do e kene me te lehte te takohen me dike sot, por me te privilegjuarit do jene adoleshentet. Ne planin financiar do merrni iniciativa te cilat do e permiresojne mjaft buxhetin tuaj.
Ujori
Mos u tundoni nga aventurat e reja sepse gjithcka qe keni ndertuar deri me sot mund te rrezohet menjehere. Beqaret nuk do kene fat te gjejne personin e duhur. Beni pak me shume durim! Nese duhet te beni nje blerje te rendesishme, nuk duhet te beni shpenzime te tjera sepse do kishit probleme.
Peshqit
Klima yjore nxit konflikte ne cift dhe skena xhelozie. Mundohuni me cdo kusht te qetesoheni dhe te flisni me partnerin. Uleni edhe ju pak hunden! Beqareve do iu rendoje shume vetmia dhe do kerkojne te krijojne familje. Prisni edhe disa dite sepse kjo enderr do iu behet realitet. Planett do ndikojne pozitivisht tek financat dhe nuk do keni asgje per cfare te merakoseni.
