Një çift të moshuarish humbën jetën mëngjesin e të martës në Berat pasi u përplasën nga një automjet.
Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, ku të moshuarit së bashku me vajzën e tyre po lëvizin me një mjet bujqësor.
Si pasojë e përplasjes së automjetit me mjetin bujqësor të moshuarit morrën plagë të rënda duke humbur jetën në vendngjarje ndërsa mbeti e lënduar vajza e tyre.
