Katër tregtarë në Berat janë proceduar penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”.
Në kontrollin e ushtruar nga policia, rezultoi se ushtronin aktivitetin “Tregtim, përpunim guri”, por nuk kishin fatura për mallin dhe kishin punësuar punonjës të pasiguruar. Tregtarët i përkasin moshës 27, 35, 39 dhe 44 vjeç ndërsa materialiet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjysësor të Beratit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik u proceduan penalisht 4 shtetas për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Punësim i paligjshëm”.
Filloi procedimi penal për shtetasit:
A.B., 35 vjeç, banues në Poliçan., F.D., 39 vjeç, banues në Poliçan., D.L., 27 vjeç, banues në Skrapar dhe N.Q., 44 vjeç, banues në Skrapar.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë ka rezultuar se ushtronin aktivitetin tregëtar “Tregëtim, përpunim guri”, të papajisur me fatura për mallin që dispononin si dhe kishin të punësuar punonjës të pasiguruar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel