Bëri namin në Youtube, Luis Fonsi tregon “anën e errët” të hitit “Despacito”
Është një bekim, një dhuratë nga Zoti. Për sa kohë që njerëzit nuk lodhen dhe vazhdojnë të më kërkojnë, unë do ta këndoj. Falë saj e çova muzikën dhe gjuhën time në Azi, Australi, Rusi…takova shumë njerëz dhe kultura të tjera.“, tha ai për këngën që arriti në krye të listave muzikore në 47 vende.
Por krahas suksesit, kjo këngë solli dhe disa shqetësime në jetën personale të këngëtarit. Ai humbi hapat e parë të djalit të tij dhe këtë zor se e përtyp.
Vetëm disa javë pasi kënga u kthye në një hit botëror, lindi djali i tij Rocco me gruan spanjolle Águeda López.
“Ishin ndjenja të çuditshme sepse kisha nevojë të isha në krye profesionalisht, por, në të njëjtën kohë, humba hapat e parë të fëmijës tim…kjo më kushtoi shumë.”, shpjegoi ai.
Doni t’i riktheheni edhe njëherë këtij hiti dhe të merrni energji të mira për sot? Jua sjellim më poshtë, për kënaqësinë tuaj dhe tonën.
icon style