Së fundmi, në një postim në Instagram Eliona shprehet se e ka bërë këtë gjë, sepse nuk beson tek bestytnitë dhe as tek syri i keq. Ajo tregon se pas lindjes besëtytnitë i kanë dhënë shumë stres, ndaj ka zgjedhur që të mos i besojë dhe të ndjehet e lirë për të publikuar çdo gjë në rrjete sociale. Ajo ju ka bërë thirrje dhe nënave të tjera që të mos bazohen fare tek to dhe të shijojnë bebushat e tyre.
“Vij nga një familje që beson shumë në besëtytni, por unë vetë kam zgjedhur të mos besoj në to, mos bazohem fare në to. Sidomos tani në prindërim, në rritjen e Galës më kanë dhënë një stres të paparë dhe kam zgjedhur mos t’i besojë. Më thoshin mos e filmo, mos i bëj foto kur është në gjumë , mos i pri thonjtë natën, mos e nxirr para pasqyrës, nuk duhet të dalësh 40 ditë. Për mendimin tim nuk mund të lejoj që gjërat që nuk janë të vërtetueshme, nuk kanë një shpjegim, të më stresojnë ditën. Fakti qe kam zgjedhur ta publikojë Galën, ta tregojë imazhin e saj, nuk besoj as tek syri i keq, nuk kam pse të mos e ndaj gëzimin tim, gëzimin e ardhjes në jetë të vajzës dhe ta mbajë të fshehur. Të gjitha këto janë mendimet e mia, por doja ta ndaja me ju këtë fakt, sepse ndonjëherë krijojmë strese, pak delikate jemi pas lindjes dhe pak besëtytnitë që na rëndojnë. Unë mendoj që nuk duhet të bazohemi fare tek to dhe të shijojmë bebushat”, shprehet Eliona.
icon style