Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë ditën e sotme u shpreh se përpjekjet për të ndaluar këtë vullkanin e Foltores janë sa qesharake aq edhe të turpshme.
Ai theksoi se Kuvendi i PD-së do të mblidhet datën e shpallur nga ata dhe nuk do të mblidhet nga rendi i ditës nga peng-kryetari, por sipas rendit të atyre guximtarëve në formularë.
Berisha: Përpjekjet për të ndaluar këtë vullkan janë sa qesharake aq edhe të turpshme. 5 ditë pas dorëzimit të firmave, peng-kryetari mbledh kryesinë fake të kësaj partie, e cila në masën 60% të saj është zgjedhur me dhunim flagrant të statutit të partisë, jo me vonë të Këshillit. Ai njofton datën 18 dhjetor që ia ka dhënë Edi Rama për të mbajtur Kuvendin e PD-së. Me këtë rast unë dua të garantoj të gjithë firmëtarët, se firmat e tyre do të skaliten në moralin e pluralizimit të Shqipërisë.Kuvendi i PD-së do të mblidhet datën e shpallur nga ata dhe nuk do të mblidhet nga rendi i ditës nga peng-kryetari, por sipas rendit të atyre guximtarëve në formularë. Të harrojë kush se mund të luajë me revolucionin paqësor që po zhvillohet në Shqipëri. I them Edi Ramës hiq dorë se do të fytesh në histori si daja yt se donte të bllokonte pluralizmin me tanke. Për peng-kryetarin nuk kam ndonjë mesazh të veçantë, sepse ai komandohet nga pengmarrësi, po me 11 dhjetor je i ftuar të vish.