Erion Murataj PSD

Sali Berisha gjatë takimit me demokratët ku shpalosi programin e Partisë Demokratike hodhi akuza ndaj qeverisë dhe eksponentëve të saj.

Berisha tha po ashtu se projekti i Partisë Demokratike ka një synim, vendosjen e standardeve më të mira evropiane.

“Sot dihet po të shkosh nga Elbasani deri në Kolonjë, shikon kamionët me dru, Taulant Balla e kanë targën. A janë të gjitha të tij apo jo nuk e di, por atij i del emri, edhe në Kolonjë edhe në Librazhd. Pra këta bëhen më shumë sesa milionerë me shkatërrimin masive që i bëhet pyjeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por përsëri potencialet e ringritjes janë reale dhe ne jemi të vendosur t’i japim me programin tonë, mbrojtjes së mjedisit, pyjeve dhe kullotave, ujërave dhe ajrit, investimet më serioze në mënyrë që të arrijmë sa më shpejt standardet evropiane në këto fusha si standardet më të mira për shëndetin dhe jetesën e qytetarëve shqiptarë.

Ndaj dhe projekti ynë ka një synim: vendosjen e standardeve më të mira evropiane në programin tonë. Standarde të cilat synojnë një mjedis të shëndetshëm, një mjedis të pastër, një mjedis të monitoruar, një mjedis të zhvilluar. Kompleksi mjedisor, faktorët që bashkëveprojnë në mjedisin, do të marrin të gjithë vëmendjen dhe angazhimin. Nuk ka dyshim se pyllëzimi real do jetë një drejtim qendror.

Pyllëzimi do të gërshetohet me mbjelljen e drurëve frutorë. Por kjo nuk do të thotë se do hiqet dorë nga mbjellja e drurëve të tjerë nativë për zonat ku ato janë. U shkatërrua e tëra infrastruktura e mbrojtjes së pyjeve. U shkatërrua e tëra infrastruktura e kullotave. Rindërtimi i institucioneve të këtyre fushave, veprimtaria e tyre në përputhje me standardet evropiane, do jetë zotimi ynë para shqiptarëve”, tha Berisha.