Sali Berisha është shprehur se Lulzim Basha sot sot nxori më shëmtuar se kurrë fytyrën e tij para shqiptarëve.Në një deklaratë për mediat pas protestës që u zhvilluar para selisë së PD, Berisha tha u shpreh se shumë shpejt demokratët do të njoftohen se kur do kthehen në seli sërish.Sali Berisha: Basha sot nxori më shëmtuar se kurrë fytyrën e tij para shqiptarëve. Ajo që më ka impresionuar më shumë është vendosmëria e protestuesve për të qëndruar të pa mbrojtur. Sot kanë vetëm një pyetje, kur do kthehemi përsëri? Komisioni do u japë përgjigjen në kohën me të shpejtë. Ne nuk jemi në betejë për një zyrë, ne jemi në betejë kundër një përpjekje armiqësore të hapur për të asgjësuar pluralizmin. Sot pas 9 vitesh shqiptarët panë se kanë një opozitë të tyre.