Rrethimin e godinës së SPAK dhe GJKKO nga mbështetësit e Erion Veliajt, Sali Berisha e konsideron si një sulm kriminal ndaj institucioneve të drejtësisë dhe fajtor për këtë ngjarje bën kreun e qeverisë, Edi Ramën, ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Policisë së Shtetit.

Mobile – Paragraf – 2

Duke dënuar sjelljen e uniformave blu që nuk reaguan për të siguruar godinën dhe mbrotjur funksionarët e drejtësisë, Berisha njoftoi padi penale për krerët e shtetit.

“PD, duke dënuar me forcën më të madhe, deklaron se do dërgojë për ndjekje penale ministrin e Brendshëm Ervin Hoxhaj, drejtorin e përgjithshëm të policisë, Matriksin dhe vetë Edi Ramën për aktin e paprecedent, e pashembullt që ka ndodhur dje, kur segmente të shtetit ngrihen me dhunë kundër institucioneve të tjera”, tha Berisha, shkruan A2 CNN.

Kreu i opozitës ka një paralajmërim për kryeministrin nëse ndodh edhe njëherë një protestë e tillë para godinës së SPAK.

“Unë i jap ultimatum Edi Ramës, mos guxo të organizosh protestë tjetër se opozita do të përgjigjet me një kundërprotestë që ti nuk mund ta imagjinosh. Mos guxo, mbaje mend këtë. Po thirrje protestë, do thirret protesta përfundimtare për ty”, shtoi më tej Berisha.

Por kur pyetet për tubimet që zhvillon vetë para SPAK sa herë që thirret për të respektuar masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur”, lideri i Partisë Demokratike thotë se ato nuk janë protesta, por konferenca për mediat që do të vijojnë gjatë çdo vizitë të tij në godinën e qeltë. 

“Do shkoj patjetër dhe do të bëj konferencën më të shkëlqyer të shtypit”, tha kryedemokrati, shkruan A2 CNN.

Duke e konsideruar si protestë të dhunshme tubimin e mbështetësve të Veliajt para GJKKO-së, Berisha pohoi se do të nisë një lëvizje për mbrojtjen e Kushtetutës.

“Absolutisht po dal në mbrojtje të Kushtetutës. Po mbroj dhe do mbroj Kushtetutën dhe nuk do pranoj kurrë më atë që ndodhi”, përfundoi ish-kryeministri.

Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin se me ndryshimet në krye të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë, synon përdorimin e tyre në zgjedhje. (A2