Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar sërish kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike. Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se ende nuk e ka depozituar zyrtarisht kandidaturën e tij.
Nuk kam depozituar dokumentet. Sot jam njohur me vendimin për hapjen e këtyre procedurave. Unë do respektoj afatet e caktuara. Unë e kam thënë shumë herë që do kandidoj” – tha Berisha.
Ndërkohë për mungesën e deputetëve të Grupit Parlamentar në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit, Berisha tha se ishte një vendim individual i tyre, dhe jo një vendim i PD-së.
Deputetët pa përjashtim janë anëtarë të Këshillit Kombëtar. Ajo çka unë mund t’i garantoj ata, që çdo votë e anëtarëve të Këshillit Kombëtar për kryesi, do të tregohet përpara kamerave njësoj si votat e Kuvendit. Transparenca është absolute. Do ketë një process më transparente që do ketë kjo seli. Munguan vetë. Ishte një vendim i tyre, jo i instancave të PD-së. Por e them edhe njëherë. Në një forcë politike që votojnë 40 mijë anëtarë aktiv, për çdo vend është një forcë e proporcioneve të mëdha. Çdo njeri, nuk ka njeri në botë që mund të thotë se këta 40 mijë vetë nuk përfaqësojnë pjesën dërrmuese të PD-së. Nëse unë si deputet ose si activist, vlerësoj dhe gjykohem në raport me anëtarësinë, 40 mijë janë shumicë. Vendi i deputetëve është për definicion tek shumica. Pastaj bën zgjedhjen e vetë. Deputetët do bëjnë zgjidhjen e tyre” – tha Berisha.