
Kryetari i PD, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka dënuar vendimin e qeverisë turke për të arrestuar liderin e opozitës Ekrem Imamoglu dhe bashkëpunëtorët e tij.
Berisha e konsideron si një akt të rëndë dhe një përpjekje për një Turqi pa opozitë.
“Të dashur miq, autoritetet turke kanë arrestuar dje z. Ekrem Imamoglu, kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe kryetar i opozitës turke, si dhe disa bashkëpunëtorë të tij të afërt.
Partia Demokratike e Shqipërisë dënon këtë akt të rëndë dhe e konsideron atë si një përpjekje për një Turqi pa opozitë dhe bën thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm”, shkruan Berisha.
