Çmimi i naftës në Shqipëri po arrin në nivele të rekordit botëror.
Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, kjo ndodh për shkak se Edi Rama është zëdhënës i kompanive të naftës ose aksioner i tyre.
Ndërkohë vetë Rama vazhdoi edhe sot të përhapë panik për çmimet, duke parashikuar të tjera rritje drastike.
Vetë Rama ndodhet në Dubai duke shijuar disa ditë pushimesh maskuara si udhëtim pune në një ekspozitë.
“Nafta në Shqipëri arrin çmimin më të lartë në botë. Kjo ndodh kur kreu i Meduzës bëhet zëdhënës i rritjes së çmimit të kompanive të naftës, ose aksioner i tyre!” shkruan Berisha.
Ky i fundit ka bërë thirrje që qytetarët të zbresin në shesh sot në orën 17:00 për të protestuar kundër rritjes së çmimeve.
© SYRI.net