Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se deputetët socialistë duhet të kenë guximin t’i kërkojnë llogari kryeministrit Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku, për ndarjen e disa kilometrave rrugë në shumë kontrata.

Komentet Berisha i bëri nga foltorja e Kuvendit, ku tha se nëse deputetët e PS nuk kishin guximin të thoshin të vërtetat, atëherë ai ishte i gatshëm të shkonte në mbledhjen e PS dhe t’ua ‘plaste’ në sy të vërtetat kryeministrit dhe ministres Balluku.

Berisha duke iu drejtuar Niko Peleshit që drejton mbledhjet e Grupit të PS, tha se ishte që përfaqësonte elektoratin socialist dhe jo Edi Rama, shkruan A2 CNN.

“Pra nuk mundet që kimia me lubi Lotin, se nuk e quaj më Balluk unë atë. Kishit dëgjuar ndonjëherë ju nga viti 2005 deri në 2013 të flitej loti, loti, loti. Kontraktohej rruga nga Levani në Tepelenë, nga Hani i Hotit në Shkodër, nga Farka në Elbasan. Kjo ka sjellë modeli hyrja e E
di Ramës.

Dhe del çdo ditë loti kaq, loti aq. Të kesh kurajo ti të thuash aty në mbledhje, jo unë. Si mund të ndahen 12 kilometër në 14 kontrata. Prandaj mbroni ju atë. E Niko më thuaj pak, se drejton edhe mbledhjen ti aty. Të vij t’ua them unë në mbledhje po të doni, se përfaqësoj unë elektoratin socialist jo ti”, tha Berisha, shkruan A2 CNN. (A2