Partia Demokratike ka vijuar sulmet politike ndaj Berishës dhe Metës të cilët sipas saj kjo dyshe po poshtëron dibranët në zgjedhjet e pjesshme lokale të “6 marsit”.

PD ka publikuar një video ku thekson se kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Dibrën përfaqëson korrupsionin në Shqipëri dhe është emëruar nga Ulsi Manja.

Reagimi i PD:
Non Grata vazhdon sulmet kundër demokrateve. Kandidati i Shtëpisë së Ilirit, ne Diber përfaqësojnë korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë, është njeriu i zgjedhur nga Ulsi Manjes dhe po punon për të. Sepse gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, nuk i hetoi ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës që u kapën duke blere votat ne Diber.

Non-grata dhe Meta po i poshterojne dibranet me burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila nuk ka kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me mbi 300 kallëzime të bëra nga qytetarët dibranë, duke i lënë ata pa drejtësi për hallet e tyre.

Demokratët dhe qytetarët dibranë nuk do të pranojnë kurrë njerëz të tillë. Ata e dinë se nëse zgjedhim Berishën dhe Metën, mbajne Ramën.