Nga Erion Murataj
I shokuar nga çiltërsia e pjesmarrësve në takimin e Berishës në Elbasan s’po di si ta nis..
Nga lotët dhe kapitullimi i skajshëm përballë votës në betejën me Ramën më ngeli skalitur ofshima e një pjesëmarrësi i cili me shpirt krisi, të bëhemi burra.
Thua se në betejë me Ramën kanë shkuar si gra!
Po helbete pranimi i të vërtetave i shërben demokracisë dhe rithemelimit.
S’ka dyshim që në kushte të tjera pranimi i realitetit do të ishte hapi i parë drejtë fitores.
Por në këtë rast kur ata që ofshojnë për t’u bërë burra kanë 30 vjet që gra-rojnë. Se di pse kërrcet pak në raport me të ardhmen.
Gjithësesi siç dikush tha para Berishës, shpresa vdes e fundit .
Le të shpresojmë pra, që gratë të bëhen burra e të mundin Ramën në 2025 siç u përbetuan sot në Elbasan.