Berisha: Erdha për të shprehur mirënjohje ndaj heronjve të 8 janarit që si shumicë u faktuan shqiptarëve se Lulzim Brava është sot një armik po aq I egër, një fytyrë mizore për ta.
Erdha në emër të atyre që erdhën nga qytete të ndryshme dhe u larguan pasi mbi ta u përdor sasi toksike gazi dhe pavarësisht nga këto, dyert e blinduara nga Lulzim Turpi i hapën. Zotohem se asgjë nuk mund të pengojë konsolidimin e pluralizmit politik në Shqipëri dhe mbizotërimin e shumicës.
Dua të shpreh solidaritetin tim dhe mirënjohjen e pakufishme ndaj atyre që u arrestuan me listat e dala nga ai që shqiptarët I thonë Lulëzi, me bashkëpunim të ethshëm me narko policinë e Ramës.