Deputeti demokrat Gazment Bardhi ironizoi protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha më 7 Korrik kundër rritjes së çmimeve.
Bardhi u shpreh në hyrje të Kuvendit se ka gjithmonë një arsye për të protestuar por shtoi se ai qëndron në krah të qytetarëve dhe jo të non gratave.
Përgjigjet e Gazment Bardhit
Gazment Bardhi: Gjithmonë ka arsye për të protestuar!
Gazetarja: Do merrni pjesë në protestë?
Gazment Bardhi: Gjithmonë krah qytetarëve dhe jo non gratave.
Bardhi është një nga deputetët e vetëm në PD që kanë mbetur jashtë grupeve të punës për organizimin e protestës së 7 Korrikut.