Partia Socialiste ka prezantuar sot kryetarët e rinj të degëve, ku sa i përket Lushnjës është zgjedhur kryetare Merjeme Dervishi dhe Ergest Krakulli.
Ky i fundit është baxhanaku i biznesmenti Edmond Bego i dënuar në Itali me 11 vjet burg për trafik heroine dhe kokaine.
Taulant Balla, i cili është drejtues politik i PS-së për Qarkun e Fierit është përfolur shpesh në media dhe është denoncuar nga opozita për miqësinë dhe udhëtime me Edmond Begon.
Por zgjedhja e baxhanakut të Edmond Begos si kryetar i PS-së së Lushnjës është paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha që në datën 13 qershor 2020.
Berisha denonconte se procesi për zgjedhjen e kreut të PS-së në degën e Lushnjës është i manipuluar dhe se vendosja e Ergest Krakullit në këtë post do të ndodhte me ndihmën e drejtuesit politik të Qarkut të Fierit, Taulant Balla.
Postimi i plotë i Sali Berishës më 13 qershor:
Baxhanaku i Edmond Begos do te emrohet me ndihmen e Taulant Begos, Kryetar i PS ne Lushnje
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Mirembrema Doktorr ! Juroi të jeni mirë familjarishte.
DOKTORR ditën e mërkur PS-ja në Lushnje do zhvilloj zgjedhjet pèr kreun e ri të ps-së.Ky është një procest i shitur dhe i manipoluar qe po bejne rilindasit. ESHTE VENDOSUR NGA TAULANT BALLA PER NE KRYE TE PS -se GEST KRAKULLI baxhanaku i EDMOND BEGES ANTARIT TE BANDES SE LUSHNJES Dhe miku i Taulantit . KY Gest Krakulli eshte me diplom falso e ka marr per juridik ne Maqedoni.