Kryetari i PD-së Sali Berisha mori fjalën në protestën e sotme, ndërsa hodhi akuza ndaj qeverisë duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si armikun më të egër të shqiptarëve.

“Ky është tsunam i lirisë së shqiptarëve. Nga këta qindra mijëra djem dhe vajza, burra dhe gra, që po shqyejnë sonte me entuziazmin  dhe zërin e tyre bulevardin dhe rrugët e Tiranës. Në mblidhemi sot këtu në një kohë kur, njëlloj, si 32 vjet më parë, bota na shihte si njerëzit gomoneve, ndaj dhe le të ndalemi për një moment se pse ne sot pas  këtyre viteve, përsëri u bëmë njerëzit e gomoneve. Mos vallë e ka fajin Shqipëria? Jo kurrën e kurrës. Nuk ka vend më të bekuar se kjo tokë. Shqiptarët sot janë populli i gomoneve, sepse dikush dhe ky ky dikushi është Edi Rama. Ju ka grabitur votën, ju ka plaçkitur votën, ka shndërruar lirinë e tyre në iluzion dhe ka shndërruar votën e tyre në votë false, fiktive dhe vetëm e  vetëm që të qëndrojë në pushtet. Ky armik  i lirisë tonë, ky armik i votës tuaj, nuk njeh ligj dhe nuk njeh kushtetutë, moral dhe nuk njeh asgjë dhe është vërsulur me gjithë makinerinë e narkoshteti që tju rrëmbej shqiptareve votën dhe dinjitetin.Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona”, tha ai.