Sali Berisha po mban një fjalim para mbështetësve të tij të mbledhur në oborrin e selisë PD
Përulem me nderimin më të madh para dhjetra mijëra, më saktë 44 mijë demokratëve që sot vendosën me votën e tyre në mënyrën më të plebeshitare largimin e peng-Bashës.
Jo Basha ik por Brava ik!
Largimi I Lul Bravës. Ky është ndëshkimi më i merituar që një person i padenjë për detyrë. Që detyrën më të lartë të kreut të opozitës e shfrytëzon për pazare personale dhe e trajton PD si një pronë të tij.
Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë se u përpoq të ndalonte këtë revolucion
“Ky është votimi më i shkëlqyer që shkruan një kapitull të ri në historinë e revolucionit demokratik. Ky revolucion nuk ka të ndalur dhe nuk ka forcë në botë që e ndal. Jeni dëshmitarë të përpjekjeve të turpshme të narkoshtetit kundër këtij akti madhor por asgjë nuk pengon dot njerëzit e lirë në arritjen e objektivave të tyre për liri e dinjitet.”