Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e pranon se edhe në kohën kur qeveriste vendin ka pasur korrupsion. Teksa bëri paralelizma me qeverinë e Ramës, Berisha thekson se në kohën e tij është luftuar korrupsioni, dhe nuk janë shpërndarë tenderë sekretë.

Ai akuzoi qeverinë se ka firmosur shkresën për t’i dhënë inceneratorëve miliona euro dhe kjo sipas Berishës është veprim korruptim.

“Unë kamë firmosur në përputhej të plotë me ligjin. Kam firmosur mbi 7 mijë vetëm vendime qeverie, por në përputhje me ligjin. Padiskutim ka patur korrupsion. Por ka patur dhe një luftë aktive kundër korrupsionit. Ka patur konkurrencë. Nuk ka patuar prokurime sekrete apo me fonde maksimale. Janë 420 milionë euro djegësit, të cilat kryeministri kurrë nuk duhet ta firmoste”, tha ai në “Opinion”.