Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në selinë blu, ndërsa për mediat ka komentuar edhe zhvillimet më të fundit, zëvëndësimin që pritet për kreun e grupit të PD-së, mes Enkelejd Alibeajt dhe Ervin Salianjit. I pyetur nëse e mbështet Salianjin në këtë lëvizje, Berisha tha se do të pranojë vullnetin e demokratëve.Kujtojme se Berisha me pare ka bekuar Luciano Boçin si kryetar te grupit parlamentar te PD te rithemeluar. I cili nga drejtuesit dhe militanca e PD-se rithemeluar eshte zgjedhur si kreu i grupit parlamentar .

Berisha u ndal edhe tek rasti i zyrtares Alda Klosi, për të cilën tha se Policia ka bërë çmos që të mos e bënë publik emrin e saj, së cilës iu vodhën 120 mijë euro nga pastruesja./Lajme.al