Kreu i PD Sali Berisha, ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook lidhur me grabitjen e bërë ndaj banesës së Alda Klosit.
Ndërsa ka publikuar një video-mesazh të gazetarit të ndjerë Kastriot Myftari që denonconte kohë më parë Alda Klosin, Berisha thotë se këshilltarja e kryeministrit Edi Rama është denoncuar edhe më herët, duke shtuar se Klosi mbrohet nga ‘skapi’ i partisë.
Reagimi i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha:
Ja si e denoncoi 9 muaj më parë gazetari i ndjerë, Kastriot Myftari, ndrikullën e djegësave, këshilltaren e Edi Ramës, Alda Klosin, me gjysëm milion euro nën dyshek.
Por ajo mbrohet nga “Skapi” i partisë, sepse lidhjet e saj shkojnë direkt tek bosët e paprekshëm të sipërmarrjes së djegësve Rama-Agaçi-Ahmetaj- Veliaj.! sb
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSaliBerisha%2Fvideos%2F480685170926370%2F&show_text=false&width=560&t=0