Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas përfundimit të seancës plenare, ka mbajtur një deklaratë për media nga ambientet e jashtme të Kuvendit.
Berisha u shpreh me akuza ndaj maxhorancës, se sipas tij ajo i shërben grupeve kriminale.
“Parlamenti shndërrohet në bodrum të mafias. Parlamenti nuk repsekton asnjë rregull, as ligjet. Parlamenti përdoret si dyqan privat i partisë së krimit e kjo ishte seanca ndër më të tuprpshmet.
Kur pas një farse elektorale, në vend që qytetarët të dëgjonin të gjithë faktet, argumentet e opozitës për atë çka ndodhi më 11 maj, këta ja mbathin brenda disa minutave.
Ja shihni si ikin. Ua thash e në parlament siç e patë ju. Ishte shumë e drejtë që në parlament të vinin bosët e karteleve se sa këta. Se ata janë të vërtetë, kurse këta janë thjesht shërbëtorë të tyre”, tha Berisha.