Ish-Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar ditën e sotme nga Lezha se Gjykata e Parisit jo vetëm ka pranuar padinë e tij kundër Sekretarit të Shtetit Amerikan, por nuk ka gjetur asnjë provë kundër tij.
Ne kete moment salla ka shperthyer ne duartrokitje: “O sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do.”
Sali Berisha: Të shtrojmë një pyetje, cilën betejë fituam ne demorkatët këto 8 vite? Janë qindra djem trima të Lezhës në procese gjyqësore në Tiranë dhe kush pyet për ta? A nuk shpalli kryetari mbrojtjen e votës si premtimin më solemn? Ccfarë mbrojtje i bëri ai votës në 25 prill? Përkundrazi, Edi Rama vodhi vota dy herë më shumë se në 2017. E dinte me kë kishte të bënte. Sot jemi jo vetëm të poshtëruar, sepse mos harroni se Edi Rama ka tre mandate që fiton. Basha kalon nga humbja në humbje. Jo vetëm që nuk mori protestën e pergjithshme për dhunimin e votës, përkundrazi u mor me karrigen e tij dhe harroi masakrën. Edi Rama dhe pengu i tij duan t’iu mashtrojnë duke u pëpjekur ta paraqesin Foltoren si interes personal të Berishës. Atë vendim duke e patur të qartë si dritën e diellit se është i bazuar në shpifje, Sali Berisha e mbajti personal dhe iu drejtova menjëherë në gjykatë në Paris. Padita për shpifje zotërinë e tij që firmosi vendimin. Kam kënaqësinë t’iu them ju sot se jo vetëm gjykatësi ka pranuar shqyrtimin e padisë sime, por miqtë e mi, më ka njoftuar se ajo dosje ka zero fakte, zero dokumenta, zero prova. Ashtu sicc ju kam thene unë ju. Megjithatë unë ftoj Sekretarin e Shtetit që ccdo provë që të ketë ta ccojë në sallën e gjyqit në Paris. Nuk kam asgjë personale dhe dua t’iu them se të nesërmen e vendimit e pyeta veten përse e mori këtë vendim ndaj meje.