Home AKTUALITET POLITIKË Berisha ka folur për herë të parë para mediave për rezultatin e...

Berisha ka folur për herë të parë para mediave për rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit

226

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë para mediave për rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit, ku “Shtëpia e Lirisë”, fitoi në bashkinë e Shkodrës, ndërsa u rendit në vend të dytë në 4 bashki të tjera përveç asaj të Rrogozhinës.

Berisha falenderoi të gjithë votuesit dhe sulmoi drejtpërdrejt edhe kryetarin e PD, Lulzim Bashën për të cilin tha se është i vetmi demokrat që humbjen kërkon ta shfaqë si fitore apo jo-humbje. Ndërsa më tej u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të bashkoheshin me opozitën e vërtetë.

Ish kryeministri, Sali Berisha: Falenderoj shkodranët të cilët me votën e tyre zgjodhën Bardh Spahinë për kryetar të bashkisë së Shkodrës si përfaqësues të Shtëpisë së Lirisë. Shkodra është simbol i frymëzimit të popullit shqiptar. Ajo mbetet e pamposhtur. Kam një falenderim të veçantë edhe për aleatët tanë të cilët u angazhuan me një përkushtim të veçantë në këtë fushatë elektorale. Gjithashtu falenderoj të gjithë qytetarët.

Natyrisht rezultati u arrit në kushtet më të vështira dhe të jashtëzakonshme pasi PD u përball në këto zgjedhje jo vetëm me kreun e Meduzës por edhe me patericën e tij, me shtojcën e tij, Lulzim Bravën i cili sot është demokrati i vetëm në Shqipëri që ndjehet se nuk humbet dhe nuk ka humbur. Pra i ka dhënë një zgjidhje problemit duke shpallur çdo humbje, në mos fitore, të paktën jo-humbje. Këto zgjedhje janë kushtrimi për çdo demokrat në Shqipëri që të bashkohemi sepse populli votoi opozitën e vërtetë. Të bashkohemi rreth PD të rithemel