Ish-kryeministri Sali Berisha
Të dashur demorkatë dhe demokrate të Matit të pranishëm në këtë sallë qindra dhe qindra tjerë që janë jashtë saj dhe qindra të tjerë që ndodhen në shtëpitë në rreth të Matit, të Shqipëri, në emigracion, në Berlin, Romë, Athinë dhe kudo që janë. U shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i dhatë përpjekjes së re të madhe për një parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur se kurrë. Firmat tuaj, mbështetja juaj do rithemelojë me datë 11 dhjetor partinë Demokratike dhe pluralizmin politik shqiptar.
11 dhjetori vjen në Shqipëri si data e kurorëzimit të mrekullisë së dytë më të madhe shqiptare që nga vitit 90. E kurorëzimit me rithemelimin e PD. Ata që menduan se erdhi fundi i pluralizmit në Shqipëri, ata që menduan se narko-shteti do jetë e ardhmja e shqiptarëve, ata që menduan të shkatërrojnë shqiptarët gabuan rëndë. Edi Rama mer me 11 dhjetor përgjigjien më të hidhur që mund të ketë marrë dikush në këto 30 vite.
Pengu I tij I cili është future në lojën më të rrezikshme në 30 vitet e fundit, do të arkivohet në arkivat e turpit në historinë ë këtij vendi. Mafia e George Sorosit do të dështojë me turp dhe këtë dështim e mirëpret Shqipëria dhe forcat konservatore kudo në botë.