Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për gazetarët ka kërkuar që të mbahen zgjedhjet të parakohshme pas rezultatit të 11 majit.
Berisha tha se opozita, do të vazhdojë të lobojë për qeveri teknike dhe zërin e saj do ta çojë dhe tek ndërkombëtarët.
Berisha; Kërkojmë zgjedhje të parakohshme dhe vetëm të parakohshme. Kërkojmë qeveri teknike me agjendë të përcaktuar, problemet që lidhen me procesin e integrimit dhe zgjedhje të lira e të ndershme.
Kjo është kërkesa jonë, për të cilën do të luftojmë me të gjithë mbështetësit tanë dhe me miqtë tanë në Europë dhe botë.