Berisha: Ajo që unë i sugjerova Alibeajt ishte që në grup parlamentar të jetë çdo deputet dhe të ketë një debat mes demokratëve. Mendoj se ai ishte dakord me këtë. Unë këtë e quaj si një hap të rëndësishëm në procesin e bashkimit të demokratëve sepse unë kam vlerësim për grupin e deputetëve. A do të ndodhë? Deputetë janë, le të mblidhen.
Pyetje: E konfirmoni kandidaturën në garën për kryetar të PD?
Berisha: Që të them se më detyron të përsëri përgjigjen, pa diskutim që unë do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg deputet dhe jo deputet që dëshiron të garojë. Është i mirëpritur në një garë të ndershme dhe të rregullt. I ftoj ata që duan të kandidojnë, të krijojnë ekipin dhe të përcaktojnë rregullat që dëshirojnë dhe ju garantoj se do jetë gara më e hapur që ka ndodhur ndonjëherë. Nuk vendos më Berisha për veten e tij, vendosi 6 marsi dhe një lëvizje unike në llojin e saj ku anëtarësia mori në dorë fatin e partisë.