Ish kryeministri, Sali Berisha
“E dëgjuat që tha e mbështeti DASH Edi Rama dhe rrëmbimin e votave përshkak të Sali Berishës. Por duhet të kesh koficent inteligjence mjeran të bësh një deklaratë të tillë. Vendi i lirisë të bëjë atë deklaratë. Ne do t’i tregojmë vendin Edi Ramës. Votat e vjedhura do ja nxjerri nga hundët.
Është pikërisht ajo kohë kur i them Fatos Nanos se me një grup djemsh të Kurbinit dhe të Mamurrasit ta tregoja vendin. Po pse? Ata në fakt u tmerruan. Ne nuk kishim në mendje armë por ishim një opozitë e fortë dhe diktonim jetën politike të vendit. Kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe nuk kam dyshim. Së dyti ne do bëjmë gjithcka që të bashkohemi por Basha nuk e kontrollon dot veten e tij sepse është marrë peng me dosjen. Ndaj dhe ne do ecim para. Ky është revolucion nuk ndalohet, ta ketë të qartë kushdo që e mendon ndryshe”