Sali Berisha, pas paraqitjes së tij në SPAK ku ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ka lëshuar një deklaratë të fortë në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe institucionit që ai drejton, duke e quajtur këtë të fundit “seksion të një karteli droge”.

Duke iu drejtuar qytetarëve jashtë ambienteve të SPAK-ut, Berisha deklaroi se i kishte lënë një mesazh zyrtar kreut të Prokurorisë së Posaçme: “Nga sot Altin Dumani do quhet Altin Troplini”.

Sipas Berishës, arsyeja për këtë epitet është se “Dumani ka mbajtur për 22 ditë një vendim arresti për Xhevdet Troplinin, Elvis Doçin dhe të tjerë pjesëtarë të një karteli të fuqishëm droge, duke i lejuar që të largohen nga vendi pa u ndaluar”.

“Kjo zyrë shteti, e paguar me rroga nga më të lartat në Ballkan, është bërë seksion i kartelit që kontrollon portin e Durrësit dhe trafikun e kokainës në Europë. Për këtë arsye, unë e quaj zyrtarisht Altin Troplini, bashkëpunëtor i kartelit më të fuqishëm të drogës në kontinent”, deklaroi Berisha.

Ai e akuzoi SPAK-un si një strukturë që bën “pazare me kriminelët” dhe “mbron trafikantët duke sabotuar drejtësinë”.

E rëndë te “Ali Demi” në Tiranë, 15 vjeçari plagoset me pistoletë pas sherrit në lagjeXhevdet Troplini – të cilët ai i identifikon si bosët e kartelit – kanë arritur të largohen të lirë, ndërsa Prokuroria “ka qëndruar pasive”.