Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për Sami Repishtin

“Këto ditë është ndarë nga jeta një kollos i mendimt intelektual shqiptar, një avokat i pamposhtur i çështjes kombëtare, një luftëtar i paepur kundër diktaturës komuniste, që përjetoi në vitet e para të diktaturës barbari dhe torturat më çnjerëzore, profesor Sami Repishti. Ai ishte ndër më të shquarit shqiptar në diasporë dhe në emigracionin tonë. Fjala dhe penda e tij nuk reshti kurrë së mbrojturi çështjen dhe interesin kombëtar. Ai, një antikomunist i vendosur, i dëshmi me shkrimet e tij fytyrën e vërtetë të regjimit të Hi shqiptar, pas luftës së Enver Hoxhës. Fjala e tij u dëgjua në të gjitha instancat e shtetit amerikan, për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë. Ftoj Parlamentin ta nderojë me një minutë heshtje”, tha Berisha.

Top Channel